Tashmë kemi dëgjuar mjaft thashetheme mbi planet e Microsoft-it për Skype. Më në fund kompania është duke i hedhur kartat e saj në tryezë. Pas një pune të zellshme për të ngushtuar hendekun mes Messenger-it dhe blerjes së VoIP, platforma e vjetruar për porosi çasti vërtetë duhet pensionuar, ndërsa përdoruesit të shpërngulen në tipare më të përqëndruara në video. Redmond shpreson të përfundoj këtë proces gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, kur Messenger do të tërhiqet çdokund, me përjashtim të Kinës. Përdoruesit e të dy shërbimeve do të mund të bashkojnë llogaritë dhe kontaktet e tyre, përderisa ata që kanë vetëm llogari në Microsoft duhet hapur llogaritë në Skype. Megjithatë, mos u brengosni, lista juaj e shokëve do të bartet automatikisht. Me vdekjen e pashmangshme të pasardhësit të MSN, është e qartë se Microsoft po përvetëson Skype jo vetëm si klient VoIP por, si një zgjidhje të plotë për porosi çasti që do të jetë rival i denjë i Google Talk dhe të ngjashëm, me funksionet e tij Voice dhe Hangouts. /itshqip.com
Microsoft ka njoftuar se zhvillimi i Windows 8 tanimë ka përfunduar. Kodi përfundimtar i versionit për prodhim (Release to Manufacturing – RTM) tani do t’u dërgohet hardware partnerëve të kompanisë brenda këtyre ditëve që të fusin sistemin e ri operativ në PC dhe tabletë që duhet të jenë në dispozicion për publikun e gjërë më 26 Tetor. Sistemi i fundit i Microsoft mbyll zhvillimin gati dyvjeçar të softuerit Windows 8 të inspiruar nga Metro dhe shënon fillimin e fazës së publikimit.
Versioni përfundimtar është 9200.16384.win8_rtm.120725-1247 dhe Microsoft thotë se MSDN dhe TechNet klientët do të mund të shkarkojnë atë që nga 15 Gushti. Klientët e Microsoft Software Assurance do të kenë kopjen e tyre RTM më 16 Gusht, dhe klientët me Volume License pa Software Assurance do të mund të blejnë Windows 8 përmes Microsoft Volume License Resellers më 1 Shtator. Steven Sinofsky, drejtor i Windows në Microsoft, thotë se kompania “do të vazhdoj mbikëqyrjen dhe do të veproj sipas përvojave tuaja me Windows 8 në botën reale” përkunder lansimit të RTM.
Finalizimi i WIndows 8 gjithashu do të thotë se dyqani i Windows do të hapet më 15 Gusht. Zhvilluesit do të jenë në gjendje të kenë qasje në veglat përfundimtare dhe procesin e parashtrimit për aplikacionet e stilit Metro në Qendrën e Zhvillimit të Windows në fund të këtij muaji. PC dhe tabletët, përfshirë këtu edhe Surface të vet Microsoft, do të dërgohen me Windows 8 më 26 Tetor
Mozilla këtë javë nxori një version të hershëm të SO Firefox për kompjuter tryeze, që do t’u mundësoj zhvilluesve të përjetojnë SO për mobil para se të arrij në telefona.
Versionet në dispozicion janë për Mac, Windows, dhe Linux.
“Jemi detyruar të ndërtojmë një komunitet testuesish të interesuar, por të kufizuar në versionet për shpërndarje për shkak të kontratave ligjore,” shkruan Tony Chung nga Mozilla në një postim blogu. “Sidoqoftë, ekipi i zhvillimit të këtij versioni ishte në gjendje të marrë ndërtimet ditore të krijuara dhe publikuara online që të gjithë të luanin me ato.”
Udhëzimet për zbatim janë në faqen Gaia/Hacking. U duhet të keni një Gaia profil për të nisur versionin; pa një profil mund të hasni në monitor të zi; më tepër detaje ka në postimin e blogut nga Chung.
“Nëse jeni një ueb zhvillues, këto versione mund t’i përdorni për të krijuar dhe provuar ueb aplikacionin tuaj,” shkruan Chung. “Nëse jeni të interesur të ndihmoni në prova, këto versione gjithashtu do t’u japin mundësi që aty për aty të luani me to dhe të na ndihmoni në shkrimin e planeve provuese dhe gjetjen e të metave. Ne ftojmë të gjithë që të provojnë këto versione.”
Më herët këtë muaj, Mozilla njoftoi se sistemi i saj operativ i pavarur për mobil – Boot to Gecko – do të jetë i njohur si SO Firefox, me TCL Communication Technology dhe ZTE si partnerët e saj të parë prodhues.
Pajisjet e para të fuqizuara me SO Firefox do të përdorin procesorin Qualcomm Snapdragon dhe pritet të lansohen në Brazil në filim të vitit 2013 përmes shërbimit Telefónica’s Vivo, thonë në Mozilla. Operatorët si Deutsche Telekom, Etisalat, Smart, Sprint, Telecom Italia, dhe Telenor gjithashtu janë zotuar se do të ofrojnë pajisje me SO Firefox.
Edhe një lajm tjetër për Firefox, Mozilla këtë javë nxori versionin beta të Firefox 15. Përditësimi përmban përmirësime të memorjes përmes shtojcave që, ofrojnë një përvojë më të optimizuar shfletimi. Gjithashtu, ofrohet edhe përkrahja e PDF, që u mundëson përdoruesve të shikojnë PDF skedat brenda shfletuesit. Më tepër detaje ka në Mozilla blog.
Firefox 14 u lëshua në përdorim më herët këtë javë, me një varg përmirësimesh sigurie.
Hulumtuesit Chris Valasek (Hulumtues i lartë i Sigurimit në Coverity) dhe Tarjei Mandt (Hulumtues i lartë i dobësive në Azimuth Security) kalojnë ditën duke kërkuar mënyra për të kompromituar sigurinë në Windows. Ata janë çuna të mirë, nëse zbulojnë ndonjë problem ata e raportojnë atë, në vend se t’a shfrytëzojnë për fitim të paligjshëm. Në konferencën Black Hat ata raportuan për analizën e tyre mbi nivelin e sigurisë në Windows 8.
Imtësirat e sakta për atë që ata kishin zbuluar mezi hynin brenda sferës së të kuptuarit tim. Si duket, shumë lista me lidhje të dyfishta brenda Windows 8 tani janë të mbrojtura nga “pool cookies”. Për të evituar eksploatimet që do të bëheshin me vendosjen e dhunshme të ndonjë kodi arbitrar apo ndonjë të dhëne në vende ku nuk duhet të jetë, Windows 8 bën vendosje rasti për shpërndarjen e kujtesës dhe shton “guard pages” sipas nevojës. Kështu diçka.
Në mesin e slajdeve të mbushura me kode dhe detaje të thella, Valasek dhe Mandt shfaqën edhe dy të tjera që çdokush mund t’i kuptonte. Kolona për Windows Vista ishte e tëra me të kuqe, do të thotë jo i sigurt. Windows 7 ishte afër, me vetëm disa katrorë të gjelbër. Dhe natyrisht, Windows 8 shfaqej me një kolonë katrorësh tërësisht të gjelbër. Ekspert apo jo, të gjithë e dimë se gjelbër është mirë.
Në të vërtetë, Windows 8 nuk është i përkryer. Valasek dhe Mandt paraqitën një varg shtigjesh të mundshme të cilat hakerët mendohet se mund t’i eksploatojnë. Por si tha Valasek, kjo do të jetë shumë e vështirë, dhe vetëm ata më të aftë do të jenë afër eksploatimit të disa të dobësive të imta që mbeten.
-Ketu kemi disa keshilla per PC.Keto rrisin shpejtesin e kompjuterit,heqin ngarkesa te panevojshme nga kompjuteri te cila duhen fshire.Ja edhe keto metoda:
1)Temp Files
-Keto jane sikur viruse te vogla te cilet ngadalsojne PC poashtu edhe downlodimin.Ato shtohen automatikisht pas qdo isntalimi te programit,downlodimi apo kur vizitojme nje web faqe.
*Start>>Run>>%temp%
*Fshijme te gjithe fajlat pra delete.Disa fajla nganjhere nuk ben te fshihen sepse ende jane ne procedur kshtuqe ato i leme.
2)Cookies Files
-Keto jane perafersisht te njejta sikur TEMP FILES.Edhe keto duhet fshire,jane file te panevojshem:
*Start>>Run>>Cookies
*Fshijme te gjithe fajlat pra delete,perveqse nje file i cili quhet INDEX ai nuk ben te fshihet ate e leme ashtu.
3)SCU (system configuration utillity)
-Ky eshte vend ku shume ngarkohet PC.Pse?Per arsye se ketu te gjitha programet jane te aktivizuara pra sapo te ndizet PC menjhere programet aktivizohen gje qe e ngadalson proceduren e kompjuterit.Keshtuqe eshte mire qe vetem programet me rendesi te madhe te aktivizohen si psh: System 32,Anti-Virus etj.
*Start>>Run>>Msconfig
*Shkojme tek menyja Startup
*Heqim niket tek ato file te cilet nuk na duhet te aktivizohen
*Ok >>>Restart
4)History of IE(internet Explorer)
-Faqet qe vizitojme qdo dite te gjitha ruhen.Gje e panevojshme.Shkojme ti qelyjme te mos ngarkojne PC kot:
*Hapim IE
*Klikojme tek ikona History
*Me pas shfaqet dritarja ku jane gjitha faqet qe jane vizituar gjate 2 javeve te kaluara,pardje,dje etj.Te gjitha i fshijme me nje klikim te djatht dhe delete.
Dhjetë fjalëkalimet më të përdorura në ueb u zbuluan si një pjesë e një analize të dhjetëra miliona llogarive interneti.
Imperva, një firmë sigurimi të dhënash, tha se kishte analizuar rreth 32 milionë fjalëkalime që ishin ekspozuar në një piratim të fundit në faqen ueb të RockYou.
Në Dhjetor të vitit të shkuar një pirat çau bazën e të dhënave të faqes së kompanisë dhe përftoi lejehyrjeje në emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e pakoduara të të gjithë 32 milionë përdoruesve të saj.
Pas studimit të çarjes së sigurisë Imperva doli me një listë të fjalëkalimeve më të përdorura, të cilët përdoruesit e ueb faqes duhet t’i shmangin.
“Çdokush duhet ta kuptojë se çfarë do të thotë kombinimi i fjalëkalimeve të dobët në botën e sotme të sulmeve kibernetike të automatizuara: me vetëm mundin minimal, një pirat mund të marrë lejehyrjen e një llogarie të re çdo sekondë– ose 1000 llogarive çdo 17 minuta”, tha Amichai Shulman, shefi i oficerëve teknikë të Imperva.
“Nëpunësit që përdorin të njëjtët fjalëkalime në Facebook me ata që përdorin në vendin e punës sjellin mundësinë e vënies në rrezik të sistemeve të ndërmarrjeve me fjalëkalime të pasigurt, sidomos nëse përdorin fjalëkalime të lehtë për t’u thyer si ‘123456’”, shtoi ai.
“Problemi ka ndryshuar shumë pak gjatë 20 viteve të fundit. Ka ardhur koha për çdokënd ta marrë seriozisht sigurinë e fjalëkalimeve; është një hap i parë i rëndësishëm në sigurinë e të dhënave.”
Dhjetë fjalëkalimet më të përdoruara të analizuara në studim ishin: 1. 123456 2. 12345 3. 123456789 4. Password 5. iloveyou 6. princess 7. rockyou 8. 1234567 9. 12345678 10. abc123
Duke përdorur informacione që janë publike, për herë të parë në botë, ekipi i Crave/CNet kanë llogaritur shkencërisht peshën e Internetit. Edhe nëse mungon prakticiteti i një informacioni të tillë… ja ku jeni, po e lexoni!
Rreth 570,937,778 kompjuterë besohet se janë të lidhur me Internetin, sipas Internet Systems Consortium. Me një mesatare prej 40 kg për njësi, përfshirë monitorin nga ku po lexoni këtë, i shtohet masivit të madh. Sigurisht, në qarkullim ka shumë laptopë, por kompjuterët e tryezës kanë printera, skanera e çfarëdo pajisje të lidhur që ngushton diferencën.
Serverët janë vendi ku ruhet “Interneti” juaj. Imagjinojini si librari elektronike me qira, vetëm se libri juaj nuk jepet me qira, as nuk myket. Serverët shërbejnë faqet që ju kërkoni kur shtypni adresat në shfletuesin tuaj. Siç mund ta shihni, janë goxha. Netcraft vlerëson se janë 175,480,931 serverë në të gjithë botën.
Ky këtu është një tjetër element me ‘peshë’ në masën e Internetit. Është pesha mesatare e 15,000 km e kabllos TAT-14 që lidh Shtetet e Bashkuara me Francën, Holandën, Gjermaninë, Danimarkën, dhe Mbretërinë e Bashkuar. Kablloja peshon 5.8 kg për metër.
Është lodra që duhet ta kenë të gjithë. Nëse nuk keni iPhone, konsideroheni pjesë e klasave shoqërore që nuk përparojnë dot. Është ekuivalenti i të mos pasurit të ‘kokës’ në kohët moderne. Dhe janë shitur goxha iPhone, 42 milionë në total, dhe të gjithë lidhen me Internetin. Së bashku peshojnë 6 milionë kilogramë.
BlackBerry: iPhone për njerëzit ‘që merren me biznes’. ‘Njerëzit e biznesit’ kanë shpenzuar shumë para për BlackBerry-t. RIM ka shitur mbi 50 milionë aparate të tillë. Pesha shtohet!
Viruset në fakt nuk peshojnë aspak, por e kanë merituar një vend në peshë, sepse e ‘rëndojnë’ goxha përdorimin e Internetit. Në total ka mbi 287,524 viruse në qarkullim në Internet, gati për të hyrë në kompjuterin tuaj me Windows.
Edhe ueb-faqet janë pjesë e rëndësishme e Internetit, por as ato nuk peshojnë shumë. Shumica e tyre janë impulse elektrike, shirita magnetikë, ose hard disqe, ose elektrone që enden në hapësirë duke lundruar të lumtur. I përmendëm serverët, të cilët janë pesha fizike që mban ueb-faqet, por nuk numërohen ueb-faqet, numrat e tyre ngjiten fluturimthi lart. Arkivat e Internetit mbajnë mbi 85 miliard faqe, dhe kaq është vetëm maja e ajsbergut.
Ja ku doli, të nderuar lexues. Interneti ka goxha peshë. Për të krijuar një ide reale se sa peshon Interneti, imagjinoni një kullë gjigante, përbërë nga kompjuterë, kabllo dhe serverë që ngjitet në qiell si gishtat e një demoni apokaliptik të ligë. Tani imagjinoni edhe shkreptima, stuhi, dhe shtrëngata elektrike. Dhe në majë të gjithë kësaj një dhelpër që ulërin pa lidhje. Kjo është gjëja më e përafërt me peshën reale të Internetit.
Sipas njeriut qe ka shpikur rrjetin Web, bota shpejt do t‘i konsumoje te gjitha adresat e internetit, qe u japin mundesine kompjutereve te identifikojne dhe te komunikojne me njeri-tjetrin Vint Cerf, "babai i internetit" dhe nje prej shkencetareve me te rendesishem ne te gjithe boten ne fushen e kompjutereve, thote se bizneset dhe konsumatoret duhet te veprojne qe tani per te kaluar ne brezin tjeter te adresave ne internet. Sipas tij, ne rast se nuk do fillojne qe tani pergatitjet per perballjen me kete problem, shume kompjutere nuk do te jene me ne gjendje as te hyjne ne rrjet, nderkohe qe do kete probleme i gjithe procesi i lidhjes me internetin. Ne cilesine e nje prej njohesve me te mire te rrjetit te internetit, Cerf shtoi se te gjitha subjektet qe ofrojne sherbimin e internetit duhet te nisin te pergatiten qe tani per mberritjen e ketij casti dhe se duhet vepruar ne kohe per te bere te mundur nje tranzicion te bute e pa komplikacione. cdo kompjuteri, apo pajisjeje te lidhur ne internet, i eshte percaktuar nje adrese unike IP, por tashme hapesira e adresave eshte shtrenguar se tepermi. "Per ta shpjeguar me qarte per..... ........ata qe mund ta kene te veshtire ta kuptojne, po them se internetit po i mbarojne numrat e telefonit dhe pa numra te rinj nuk mund te kete me shume kliente", sqaroi Cerf. Kur Vint Cerf, bashke me disa kolege themeluan sistemin e komunikimit ne internet ne vitin 1977, ndertuan te ashtuquajturin "protokolli i internetit i versionit kater" (IPv4), i cili ishte ne gjendje te ofronte jo me shume se 4.2 miliarde adresa. Ne ditet e sotme, me shtimin e pajisjeve qe lidhen me internetin, vecanerisht me hyrjen ne skene te telefonave celulare ne gjendje te lidhen me rrjet, kane mbetur pa u zene me pak se 14 per qind e ketyre adresave. Shkencetaret kane llogaritur se adresat e ofruara nga IPv4, e cila e perbere nga nje seri prej 32 shifrash binare do te ezaurohet teresisht te shumten ne vitin 2010. Por llogaritje me te detajuara tregojne se me ritmet e sotme ajo dite mund te vije edhe vitin e ardhshem. Nderkaq, problemi eshte verejtur qe me pare dhe prej me shume se nje dekade eshte gati per t‘u implementuar nje sistem i ri, i quajtur nga prodhuesit e tij IPv6. Ne sistemin e ri, secila adrese ka ne dispozicion 128 bit, gje qe mundeson krijimin e 340 trilione, trilione, trilione adresash te ndryshme, qe do te thote: 340 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 adresa. Mendohet se nje mase e tille do te jete ne gjendje te plotesoje kerkesat e njerezimit per dekadat e ardhshme. Qe te dyja sistemet e protokolleve do ta bashkerendojne punen me njera-tjetren dhe adresat e IPv4 do te vazhdojne te funksionojne normalisht, sic kane bere deri me sot. Rreziku eshte qe ne rast se IPv6 nuk adaptohet teresisht nga te gjitha segmentet e rrjetit, ata qe do ta perdorin mund te hasin veshtiresi per t‘u lidhur me gjithe internetin. Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim ka verejtur se kalimi te skema e re e adresave eshte "kritike per te ardhmen e ekonomise se internetit" dhe se u intereson te "gjitha bizneseve qe kane nevoje per adresa te reja IP, per te garantuar vazhdimin e aktivitetit dhe rritjen e tyre". Organizata gjithashtu shprehet se duhen nxitur qeverite per ndermarrjen e fushatave edukative per adaptimin e protokollit te ri nga bizneset dhe konsumatoret. Vint Cerf beri me dije se hyrja ne skene dhe shtimi me ritme shume te shpejta i "sendeve te internetit", objekte te zakonshme, si celesa dritash e radiatore makinash, te cilat po funksionojne gjithnje e me shume permes rrjetit, e kane pershpejtuar ndjeshem zenien e adresave ne dispozicion. Ai parashikoi gjithashtu qe lajmet per mbarimin se shpejti te adresave te lira do t‘i shtyjne kompanite qe te blejne me shpejtesi ato qe kane mbetur, duke e pershpejtuar edhe me tej ritmin e shterimit. Cerf paralajmeroi se adresat e ofruara nga IPv4 mund te mbarojne edhe brenda vitit 2009. Vind Cerf, sot 65 vjec, ka kontribuar per ndertimin e "Arpanet", varianti fillestar i internetit te sotem dhe njihet bashke me Bob Kahn si shpikesit e protokolleve TCP/IP - standardet ne te cilat operon interneti - ne fillimin e viteve shtatedhjete. Sot punon si inxhinier konsulent dhe ne vitin 2005 u be "evangjelisti i pare i internetit" ne kompanine "Google". Shkencetari shtoi lidhur me protokollin e ri: "Tashme jane gati perberesit teknike te protokollit IPv6. Gjithe IPv6 eshte gati per perdorim. Kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme ne industrine e internetit. I gjithe komuniteti i interesuar ne te gjithe boten duhet te tregoje vemendje". Ai tha se ka kontaktuar me shume kompani te rendesishme boterore dhe pjesa me e madhe e tyre nuk jane te informuar mbi mberritjen e aferme te protokollit IPv6. "Me jane pergjigjur se askush nuk po hedh hapa konkrete per ngulitjen e ketij mentaliteti te ri. Qe do te thote se nuk po e gjykojne ne menyren e duhur rendesine e vazhdimesise se bizneseve. Kur te jene te detyruar te zgjohen nga gjumi, kerkesat per t‘u bere pjese ne IPv6 do te jene te etshme e te nxituara, gje qe nuk do t‘u jape mundesine ta implementojne ne menyren e duhur". Ai shtoi gjithashtu se sensibilizimi per mberritjen e protokollit te ri duhet te shtrihet edhe te konsumatoret e thjeshte, te cilet duhet te nisin te mendojne qe tani per blerjen e pajisjeve kompatibel me IPv6-en. Pjesa me e madhe e kompanive te prodhimit te softuereve, si "Microsoft", ashtu si edhe prodhuesit e harduereve, qe tani po i projektojne produktet e tyre, me idene qe te pershtaten ne protokollin IPv6. Mendohet qe ne rast se behet me menyrat e duhura, efekti i implementimit te IPv6 do te jete relativisht pa probleme, megjithese perdoruesit personale do te jene para nevojes se riperteritjes se pajisjeve dhe softuereve per te perdorur adresat e gjata. Disa kompani te medha kane filluar qe tani te perdorin protokollin IPv6, duke qene se u lehteson administrimin e rrjeteve te brendshem ne rastet kur keta jane shume te medhenj.
1. Kevin Mitnick Me shumë mundësi pirati më i famshëm i brezit të tij, Mitnick është përshkruar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si “krimineli kompjuterik më i kërkuar në historinë e Shteteve të Bashkuara”. I vetë-modeluar gjoja ‘hacker poster boy’ (afishuesi pirat i afisheve) piratoi në sistemet kompjuterike të disa prej kompanive teknologjike dhe të telekomunikacionit më kryesore të botës përfshirë Nokia, Fujitsu dhe Motorola. Pas një ndjekje të shumëpërfolur nga FBI, Mitnick u arrestua në 1995 dhe pas rrëfimit të shumë akuzave si pjesë e një marrëveshjeje lehtësimi, ai vuajti pesë vjet burg. Ai u lirua me kusht në 2000 dhe sot drejton një konsulencë sigurie kompjuteri. Ai nuk u referohet aktiviteteve të tija pirate si ‘pirateri’ dhe më mirë i quan ato ‘inxhinieri shoqërore’.
2. Kevin Poulson Poulon si fillim bëri emër duke piratuar linjat telefonike të stacionit radiofonik KIIS-FM të Los Anxhelosit, duke siguruar se ai do të ishte telefonuesi i 102-të dhe kështu fituesi i një konkursi që po luhej në radio, çmimi i të cilit ishte një Porche. Nën pseudonimin pirat Dark Dante (Dante i Errët), ai gjithashtu riaktivizoi numrat e vjetër të eskortës Të Fletëve të Verdha për një njohje dhe më pas drejtoi një agjenci eskorte virtuale. Autoritetet filluan ta ndiqnin Poulson seriozisht pasi ai piratoi një bazë të dhënash hetimi federale. Poulson gjithashtu u shfaq në televizionet amerikane në Mistere të Pazgjidhura si një i arratisur – edhe pse linjat telefonike 1-800 të programit dolën mistershëm jashtë loje. Që prej lirimit nga burgu, Poulson e ka ri shpikur veten e tij si një gazetar.
3. Adrian Lamo Adrian Lamo ishte quajtur ‘the homeless hacker’ (pirati i pastrehë) për prirjen e tij për të përdorur kafenetë, bibliotekat dhe internet kafetë si bazat e tija për pirateri. Shumica e aktiviteteve të tij të paligjshme përfshinin thyerjen në rrjetet kompjuterike dhe më pas raportimi i pikave të tyre të dobëta kompanive që i zotëronin ato. Pretendimi më i madh i Lamo për famë erdhi kur ai theu rrjetin e brendshëm të New York Times dhe shtoi emrin e tij në bazën e tyre të të dhënave të ekspertëve. Ai gjithashtu përdori llogarinë e gazetës LexisNexis për të fituar leje hyrjeje në detajet sekrete të subjekteve me profil të lartë. Lamo aktualisht punon si gazetar.
4. Stephen Wozniak
I famshëm duke qenë bashkëthemeluesi i Apple, Stephen “Woz” Wozniak filloi karrierën e tij të piraterisë ‘kapela-e bardhë’ me ‘truket telefonike’ – term i përdorur për anashkalimin e sistemeve telefonike. Ndërsa studionte në Universitetin e Kalifornisë ai prodhoi pajisje për miqtë e tij, të quajtura ‘kutitë blu’, që i lejonin ata të bënin telefonata të largëta falas. Wozniak pretendoi ta quante një pajisje të tillë Papa. Më vonë ai e la universitetin dhe filloi të punonte mbi idenë e një kompjuteri. Ai themeloi Apple Computer me shokun e tij Steve Jobs dhe pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori.
5. Loyd Blankenship
I njohur gjithashtu si Mentori, Blankenship ishte njw anëtar i disa grupeve elitë piratësh në 1980 – sidomos Legjioni i Kiametit (Legion Of Doom), i cili luftonte për epërsi “në linjë” kundra Mjeshtërve të Mashtrimit (Masters Of Deception).
Sidoqoftë, pretendimi më i madh i tij për famë është ai i të qenit autor i Hacker Manifesto (Ndërgjegjja e një Pirati Kompjuterik), të cilin e shkroi dhe më pas u arrestua në 1986. Manifesto deklaron se krimi i vetëm i një pirati është kureshtja dhe nuk shikohet vetëm si një udhëheqje morale nga piratët sot, por gjithashtu si një gur themeli në filozofinë e piratëve kompjuterikë. Ai u ribotua nga revista Phrack dhe ia doli të bëhej film në 1995, Hackers, në të cilin luajti Angelina Jolie.
6. Michael Calce Calce fitoi famë kur ishte vetëm 15 vjeç duke piratuar disa nga faqet komerciale më të mëdha në botë. Në Ditën e Valentinit në 2000, duke përdorur nofkën e piratit MafiaBoy (djaloshi mafioz), Calce lëshoi një seri sulmesh refuzim-të-shërbimeve (denial-of-service) nëpërmjet 75 kompjuterëve në 52 rrjete, të cilat ndikuan në faqe si eBay, Amazon dhe Yahoo. Ai u arrestua pasi po mburrej rreth piratimit të tij në dhomat e bisedës “në linjë”. Ai mori një dënim prej tetë muajsh në një kamp trajnues, një vit lirim me kusht, përdorim i kufizuar i internetit, dhe një gjobë të vogël.
7. Robert Tappan Morris Në nëntor 1988 një virus kompjuteri, i cili më vonë u gjurmua në Universitetin Cornell, infektoi rreth 6,000 makina të mëdha Unix, duke i ngadalësuar ato deri në pikën e të qenit të papërdorshme dhe duke shkaktuar miliona dollarë në dëme. Nëse ky virus ishte i pari në llojin e tij është e diskutueshme. Ajo që dihet publikisht, sidoqoftë, është se krijuesi i tij, Robert Tappan Morris, u bë personi i parë që u dënua nën Aktin e Mashtrimit dhe Abuzimit Kompjuterik. Morris tha se virusi i tij “krimb” nuk kishte si qëllim të dëmtonte ndonjë gjë dhe ishte lëshuar me qëllimin për të njehsuar madhësinë e internetit. Ky pohim nuk e ndihmoi atë, prapëseprapë, ai u dënua me tre vjet liri me kusht, 4000 orë shërbimi në komunitet dhe një gjobë të majme. Disku kompjuterik që mban kodin burim të Krimbit Morris qëndron në vitrinat e Muzeut të Shkencës së Bostonit sot e kësaj dite.
8. The Masters Of Deception (Mjeshtërit e Mashtrimit) Mjeshtërit e Mashtrimit (MeM) ishin një grup piratësh elitarë me qendër në Nju Jork të cilët shënjestruan sistemet telefonike amerikane nga mesi deri në fundin e viteve ’80. Një ashkël grupi nga Legion Of Doom (Legjioni i Kiametit), ata u bënë objektivi për autoritetet pasi thyen sistemin kompjuterik të AT&T. Grupi u soll para drejtësisë në 1992 me shumë nga anëtarët e tij të dënuar me burg ose me dënime të pezulluara.
9. David L. Smith Smith është autori i virusit krimb famëkeq Melissa, i cili ishte virusi i parë i suksesshëm i përhapur nëpërmjet postës elektronike në grupin e diskutimeve Usenet. Forma origjinale e virusit u dërgua nëpërmjet postës elektronike. Smith u arrestua dhe më vonë u dënua me burgim për shkaktimin e më shumë se 80 milionë dollarë në dëme.
10. Sven Jaschan Jaschan u gjet fajtor për shkrimin e krimbave Netsky dhe Sasser në 2004, ndërsa ishte ende adoleshent. Viruset u gjetën përgjegjëse për 70 përqind të gjithë programeve të dëmshme që u përhapën nëpër internet në atë kohë. Jaschan mori një dënim të pezulluar dhe tre vjet liri me kusht për krimet e tija. Ai gjithashtu u punësua nga një kompani sigurie.
English <------------------------------> Shqip A 3D effects <---------------------------> efekt 3D (tre-dë, tre dimensional) 3D shading <---------------------------> hijezim 3D 3D view <------------------------------> pamje 3D about <--------------------------------> për access right <-------------------------> e drejta e hyrjes activate <-----------------------------> aktivizim active link <--------------------------> lidhje aktive active link color <--------------------> ngjyra e lidhjes aktive address <------------------------------> adresë address book <-------------------------> libër i adresave advanced edit <------------------------> redaktim i përparuar advanced settings <--------------------> parametrat e përparuara alert <--------------------------------> sinjalizim alignment <----------------------------> drejtvendosje animation <----------------------------> gjallëri, film i vizatuar application <--------------------------> zbatim apply <--------------------------------> zbatoj area <---------------------------------> sipërfaqe arrange <------------------------------> rregulloj arrangement <--------------------------> rregullim attach invoegen <----------------------> ndërfut si bashkëngjitje attachment <---------------------------> bashkëngjitje attribute <----------------------------> tipar audio <--------------------------------> zë audio card <---------------------------> kartë e zërit auto format <--------------------------> formatim automatik auto spell check<----------------------> kontroll automatik i drejtshkrimit B background <---------------------------> sfond bar <----------------------------------> tra base directory <-----------------------> regjistër bazë battery <------------------------------> bateri bitmap <-------------------------------> (hartë me bite, hartë bitesh) blank page<----------------------------> faqe e zbrazët bold <---------------------------------> i trashë (i trashësuar) bookmark <-----------------------------> shënjues i faqes border <-------------------------------> kufizim break <--------------------------------> ndërprerje brightness <---------------------------> ndriçim browse <-------------------------------> shfletoj browser <------------------------------> shfletues bullet <-------------------------------> kokërr bulleted <-----------------------------> me kokrra burn <---------------------------------> djeg (psh. të dhëna në CD) burner (CD) <--------------------------> djegës (i CD-së) button <-------------------------------> pullë byte <---------------------------------> bajt bytes <--------------------------------> bajte C calculator <---------------------------> makinë llogaritëse cancel <-------------------------------> anuloj caption <------------------------------> titull carrying case <------------------------> çantë bartëse cascade <------------------------------> dynd CD <-----------------------------------> CD (cë-dë) CD-ROM <-------------------------------> CD-ROM (cë-dë-rom) CD writer <----------------------------> shkrues i CD-së (ce-dë-së) cell <---------------------------------> qelizë center <-------------------------------> qendër character <----------------------------> germë chart <--------------------------------> grafikë chat <---------------------------------> llafosje chat application <---------------------> aplikacion për llafosje në linjë chat online <--------------------------> llafosje në linjë citation <-----------------------------> citim clear <--------------------------------> liro close <--------------------------------> mbyll click <--------------------------------> kliko code page <----------------------------> kodi i faqes color <--------------------------------> ngjyrë color resolution <---------------------> rezolucioni i ngjyrës column <-------------------------------> kolonë command <------------------------------> urdhër communication <------------------------> komunikim compact disk (CD) <--------------------> disk kompakt (DK) compile <------------------------------> përpilo component <----------------------------> përbërës composer <-----------------------------> kompozitor compress <-----------------------------> ngjesh computer <-----------------------------> kompjuter computer program <---------------------> program i kompjuterit configuration <------------------------> afishim i parametrave connect <------------------------------> lidhem connection <---------------------------> lidhje connection type<-----------------------> lloji i lidhjes connector <----------------------------> lidhës content <------------------------------> përmbajtje contrast <-----------------------------> kontrast control <------------------------------> kontroll continuation <-------------------------> vazhdim (më tutje) continue <-----------------------------> vazhdo conversion <---------------------------> shndërrim copy <---------------------------------> kopjo copy <---------------------------------> kopje cover <--------------------------------> pjesa e jashtme create form <--------------------------> krijo formularin crop <---------------------------------> prej anët customize <----------------------------> përshtat sipas përdoruesit cut <----------------------------------> pres cut <----------------------------------> prerje D database <-----------------------------> skedar me të dhëna (shënime) data source <--------------------------> burimi i të dhënave (i shënimeve) debug <--------------------------------> gjej gabimet decode <-------------------------------> deshifroj decoding <-----------------------------> deshifrim default <------------------------------> standard definition <---------------------------> definicion delete <-------------------------------> hiq desktop <------------------------------> tryezë dial <---------------------------------> zgjedh (numrin) digital <------------------------------> kamerë digjitale digit <--------------------------------> shifër dimension <----------------------------> dimension disassembly <--------------------------> zbërthim disconnect <---------------------------> shkëputem disconnection <------------------------> shkëputje disk <---------------------------------> disk disk drive <---------------------------> stacioni i diskut disk capacity <------------------------> hapësira e diskut në dispozicion display quality <----------------------> cilësia e shfaqjes document <-----------------------------> dokument download <-----------------------------> shkarko download <-----------------------------> shkarkim drag <---------------------------------> tërheq drop <---------------------------------> lëshoj drop <---------------------------------> lëshim E edit <---------------------------------> përpunoj editting <-----------------------------> përpunim (editim) e-mail <-------------------------------> posta elektronike e-mail <-------------------------------> adresa e-postare embedded <-----------------------------> e ngulitur (të ngulitura) erase <--------------------------------> fshij error <--------------------------------> gabim exit <---------------------------------> dalje export <-------------------------------> eksporto F favourites <---------------------------> parapëlqimet (në shfletues) field <--------------------------------> fushë file <---------------------------------> skedar find <---------------------------------> kërko find & replace <-----------------------> kërko dhe zëvendëso flip <---------------------------------> kthe në anën tjetër folder <-------------------------------> dosje font <---------------------------------> font footer area<---------------------------> teksti i fundit të faqes form<----------------------------------> formular format<--------------------------------> formato formatting<----------------------------> formatim forum<---------------------------------> forum frame<---------------------------------> kornizë G gallery <------------------------------> galeri game <---------------------------------> lojë graphics <-----------------------------> ilustrime grid <---------------------------------> rrjet H hard disk <----------------------------> disk i fortë heading <------------------------------> kokëzim height <-------------------------------> lartësi help <---------------------------------> ndihmë hide <---------------------------------> fsheh highlight <----------------------------> vë në pah home page <----------------------------> faqe kryesore host <---------------------------------> strehues host server <--------------------------> server strehues HTML (eiç-ti-em-ell) <-----------------> HTML (hë-të-më-lë) HTML attributes <----------------------> Vetitë e HTML-së HTML code <----------------------------> Kodi i HTML-së HTML file <----------------------------> Skedari i HTML-së HTML frame <---------------------------> Kornizë e HTML-së HTML source <--------------------------> Burimi i HTML-së HTML styles <--------------------------> Stilet e HTML-së hyperlink <----------------------------> hiperlidhje I icon <---------------------------------> ikonë ignore <-------------------------------> shpërfill image <--------------------------------> figurë, imazh inbox <--------------------------------> kutia mbërritëse e postës (elektronike) insert <-------------------------------> ndërfut install <------------------------------> instalo installation <-------------------------> instalim insufficient <-------------------------> i pamjaftueshëm interaction <--------------------------> ndërveprim internal error <-----------------------> gabim i brendshëm internet <-----------------------------> internet internet café <------------------------> kafene e internetit internet provider <--------------------> furnizues i internetit invalid password <---------------------> fjalëkalim i gabuar IP address <---------------------------> adresë e PI-së italic cursief <-----------------------> kursiv (i pjerrët) J justify <------------------------------> drejtvizoj, i drejtëvizuar K keyboard <-----------------------------> tastierë kilobyte <-----------------------------> kilobajt L label <--------------------------------> etiketë laptop <-------------------------------> kompjuter i vogël laser printer <------------------------> printer me lazer layer <--------------------------------> shtresë layout <-------------------------------> faqosje legend <-------------------------------> legjendë library <------------------------------> bibliotekë line <---------------------------------> linjë link <---------------------------------> lidhje link image <---------------------------> imazhi lidhës link text <----------------------------> teksti lidhës link text color <----------------------> ngjyra e tekstit lidhës list <---------------------------------> listë list <---------------------------------> bëj listë me list <---------------------------------> vë në listë list box <-----------------------------> kutia me listë list item <----------------------------> njëri/njëra ... nga lista load <---------------------------------> ngarko load file <----------------------------> ngarko skedarin loading document <---------------------> duke ngarkuar dokumentin local file <---------------------------> skedar lokal log <----------------------------------> ditar, libër regjistrimi logarithm <----------------------------> logaritëm login <--------------------------------> më lejohet hyrja M macro <--------------------------------> makro main title <---------------------------> titulli kryesor main toolbar <-------------------------> tra (shul) kryesor me vegla master <-------------------------------> kryesor, mjeshtër, padron media object <-------------------------> objekt nga media megabyte <-----------------------------> megabajt memory <-------------------------------> kujtesë menu <---------------------------------> meny (listë e shfletimit) menu bar <-----------------------------> trau i menysë merge <--------------------------------> bashko merge cells <--------------------------> bashko qelizat merge tables <-------------------------> bashko tabelat message <------------------------------> mesazh, porosi microphone <---------------------------> mikrofon MIDI file <----------------------------> skedar MIDI modem <--------------------------------> modem modify <-------------------------------> ndrysho modify layout <------------------------> ndrysho faqosjen module <-------------------------------> modul monitor <------------------------------> monitor motherboard <--------------------------> kryepllaka (pllaka kryesore) mouse <--------------------------------> mi mouse pad <----------------------------> cergë e miut N name <---------------------------------> emër name and path of d <-------------------> emri dhe shtegu i dokumentit name of variable <---------------------> emri i ndryshores navigator <----------------------------> shturman nested table <-------------------------> tabelë e mbivendosur net <----------------------------------> rrjetë new <----------------------------------> i ri/e re new content <--------------------------> përmbajtje e re newsletter <---------------------------> letër njoftimesh next error <---------------------------> gabimi tjetër next page <----------------------------> faqja tjetër no connection <------------------------> nuk ekziston lidhja notebook <-----------------------------> bllok shënimesh notebook <-----------------------------> kompjuter i vogël (mobil) not enough disk space <----------------> nuk ka vend të mjaftueshëm në disk O object <-------------------------------> objekt object properties <--------------------> vetitë e objektit OK button <----------------------------> pulla OK (okei) OLE object <---------------------------> Objekti OLE online <-------------------------------> në linjë open <---------------------------------> hap open file <----------------------------> hap skedarin open HTML file <-----------------------> hap skedarin HTML option <-------------------------------> opsion other character <----------------------> shenjë tjetër e shkrimit outbox <-------------------------------> kutia e postës dalëse P page <---------------------------------> faqe page background <----------------------> sfondi i faqes page count <---------------------------> numërimi i faqeve page format <--------------------------> ndarja e faqes page layout <--------------------------> faqosja page margins <-------------------------> margjinë e faqes page number <--------------------------> numri i faqes page setup <---------------------------> rregullimi i faqes page styles <--------------------------> stili i faqes page title <---------------------------> titulli i faqes paper feed <---------------------------> futja e letrës paper tray <---------------------------> tabaka e letrës paragraph <----------------------------> paragraf paragraph styles <---------------------> stili i paragrafit parameter <----------------------------> parametër password <-----------------------------> fjalëkalim password protected files <-------------> skedarë të mbrojtur me fjalëkalim paste <--------------------------------> ngjit path <---------------------------------> shteg pixel <--------------------------------> pikël plotter <------------------------------> makinë e vizatimit pointer <------------------------------> tregues pop-up menu <--------------------------> meny kërcyes power<---------------------------------> energji presentation <-------------------------> prezantim press <--------------------------------> shtyp preview <------------------------------> shikim paraprak previous content <---------------------> përmbajtje e mëparshme previous error <-----------------------> gabim i mëparshëm previous page <------------------------> faqe e mëparshme primary key <--------------------------> çelës kryesor profile <------------------------------> profil program <------------------------------> program program aborted <----------------------> programi e ndali punën property <-----------------------------> tipar protect <------------------------------> ruaj, mbroj print <--------------------------------> shtyp printer <------------------------------> shtypës, makinë shtypi printout <-----------------------------> kopje e shtypur publish <------------------------------> publiko Q query <--------------------------------> pyetje, kërkesë quiz <---------------------------------> provim (i shpejtë) R RAM (Random Access Memory) <-----------> Kujtesë RAM (Kujtesë me Qasje pa Rend) read <---------------------------------> lexo read error <---------------------------> gabim i leximit reading files <------------------------> duke lexuar skedarët receive (email message) <--------------> prano (një mesazh e-postar) record <-------------------------------> e dhënë, shënim record <-------------------------------> incizo recycle bin <--------------------------> shporta e bërllokut redo <---------------------------------> zhbëj refresh <------------------------------> ripërtërij remove <-------------------------------> hiq rename <-------------------------------> ndërro emrin repeat <-------------------------------> përsërit replace <------------------------------> zëvendëso replace all <--------------------------> zëvendëso të gjitha reply <--------------------------------> kthe përgjijge report <-------------------------------> raporto resolution <---------------------------> rezolucion ROM (Read Only Memory) <---------------> Kujtesë ROM (Kujtesë Vetëm për Lexim) rotate <-------------------------------> rrotullo row <----------------------------------> rend, rresht rulers <-------------------------------> vizore run <----------------------------------> nis S save <---------------------------------> ruaj save changes <-------------------------> ruaj ndryshimet save file <----------------------------> ruaj skedarin save file as <-------------------------> ruaj skedarin si save page <----------------------------> ruaj faqen save page as <-------------------------> ruaj faqen si saving document <----------------------> ruaj dokumentin saving file failed <-------------------> ruajtja e dokumentit dështoi scanner <------------------------------> skaner screen <-------------------------------> ekran script <-------------------------------> skript scroll bar <---------------------------> shtyllë e zhvendosjes, tra i zhvendosjes search <-------------------------------> kërko search <-------------------------------> kërkim section <------------------------------> seksion select <-------------------------------> përzgjedh select all <---------------------------> përzgjedh të gjitha sent box <-----------------------------> kutia e dërgimit set break point <----------------------> cakto ndërprerjen setup <--------------------------------> rregullim search engine <------------------------> makinë e kërkimit sectors <------------------------------> sektorët send (email) <-------------------------> dërgo (mesazhet e-postare) server <-------------------------------> server server is not available <--------------> serveri nuk është në dispozicion server timeout <-----------------------> kohë e kufizuar për reagim nga serveri service provider <---------------------> dhënës i shërbimeve setting <------------------------------> tarim show <---------------------------------> trego show embedded objects <----------------> trego objektet e ngulitura single step <--------------------------> hap i vetëm site <---------------------------------> sajt size <---------------------------------> madhësi slide <--------------------------------> pamje rrëshqitëse slide show <---------------------------> shfaqje me pamje rrëshqitëse sound <--------------------------------> zë sound card <---------------------------> kartë e zërit sound file <---------------------------> skedar i zërit source <-------------------------------> burim source file <--------------------------> burimi i skedarit space <--------------------------------> hapësirë speaker <------------------------------> altoparlant spell check <--------------------------> kontroll i drejtshkrimit split <--------------------------------> ndaj split cell <---------------------------> ndaj qelizën split table <--------------------------> ndaj tabelën spreadsheet <--------------------------> fletë e punës standard <-----------------------------> standard start <--------------------------------> fillo, nis statistics <---------------------------> statistikat status bar <---------------------------> shtylla e statusit step <---------------------------------> hap stop <---------------------------------> ndal stream <-------------------------------> rrjedhë (e të dhënave) submenu <------------------------------> nënmeny subscribe <----------------------------> abonoj subscript <----------------------------> nënskript subtitle <-----------------------------> nëntitull symbol <-------------------------------> simbol system <-------------------------------> sistem T table <--------------------------------> tabelë tag <----------------------------------> etiketë tape <---------------------------------> shirit tasks <--------------------------------> detyrat temporary file <-----------------------> skedar i përkohshëm term <---------------------------------> term text <---------------------------------> tekst text area <----------------------------> sipërfaqja e tekstit text color <---------------------------> ngjyra e tekstit text document <------------------------> dokument i tekstit text effects <-------------------------> efektet e tekstit text file <----------------------------> skedar i tekstit text styles <--------------------------> stilet e tekstit thesaurus <----------------------------> thesar tile <---------------------------------> tjegull tool bar <-----------------------------> shtylla me vegla pune tool box <-----------------------------> kutia me vegla pune tool <---------------------------------> vegël track <--------------------------------> gjurmë transparency <-------------------------> tejdukshmëri true <---------------------------------> e/i vërtetë type <---------------------------------> tip type <---------------------------------> shtyp typeface <-----------------------------> tipi i shkronjës U underline <----------------------------> nënvizo underscore <---------------------------> nënvijë unexpected <---------------------------> e/i papritur unnamed <------------------------------> pa emër unprotected <--------------------------> i pa mbrojtur untitled <-----------------------------> pa titull update <-------------------------------> përditësim upload <-------------------------------> ngarko URL <----------------------------------> URL username <-----------------------------> emri i përdoruesit V value <--------------------------------> vlera variable <-----------------------------> ndryshore virus <--------------------------------> virus visited link <-------------------------> lidhje e vizituar visited link color <-------------------> ngjyra e lidhjes së vizituar W warning <------------------------------> paralajmërim web <----------------------------------> ueb web address <--------------------------> adresë e uebit web hosting <--------------------------> strehim i uebit web location <-------------------------> vendndodhje e uebit weblog <-------------------------------> ditar i uebit webmaster <----------------------------> kryesues i uebit web page <-----------------------------> faqe e uebit web page location <--------------------> vendndodhje e faqes së uebit website <------------------------------> sajt i uebit width <--------------------------------> gjerësi window <-------------------------------> dritare window title <-------------------------> titulli i dritares world wide web <-----------------------> uebi i gjerë botëror wizard <-------------------------------> magjistar workspace <----------------------------> hapësirë e punës write <--------------------------------> shkruaj Z zoom <---------------------------------> zmadhim i pamjes zoom in <------------------------------> rrit pamjen zoom out <-----------------------------> zvogëlo pamjen