Facebook tha se do të paguajë 4 miliard dollarë në para të gatshme dhe rreth 12 miliard dollarë në formë të aksioneve për aplikacionin që ka 450 milion përdorues brenda muajit dhe me më shumë se 1 milionë përdorues të rinj çdo ditë.
Facebook gjithashtu njoftoi se bashkë-themeluesi i WhatsApp dhe njëherësh shefi ekzekutiv Jan Koum do t’i bashkohet bordit të Facebook.