Versioni përfundimtar është 9200.16384.win8_rtm.120725-1247 dhe Microsoft thotë se MSDN dhe TechNet klientët do të mund të shkarkojnë atë që nga 15 Gushti. Klientët e Microsoft Software Assurance do të kenë kopjen e tyre RTM më 16 Gusht, dhe klientët me Volume License pa Software Assurance do të mund të blejnë Windows 8 përmes Microsoft Volume License Resellers më 1 Shtator. Steven Sinofsky, drejtor i Windows në Microsoft, thotë se kompania “do të vazhdoj mbikëqyrjen dhe do të veproj sipas përvojave tuaja me Windows 8 në botën reale” përkunder lansimit të RTM.
Finalizimi i WIndows 8 gjithashu do të thotë se dyqani i Windows do të hapet më 15 Gusht. Zhvilluesit do të jenë në gjendje të kenë qasje në veglat përfundimtare dhe procesin e parashtrimit për aplikacionet e stilit Metro në Qendrën e Zhvillimit të Windows në fund të këtij muaji. PC dhe tabletët, përfshirë këtu edhe Surface të vet Microsoft, do të dërgohen me Windows 8 më 26 Tetor
Burimi: itshqip