Në fakt, shefi kryesor Tim Cook dhe nënkryetari i inxhinierisë Craig Federghi kanë sjellur shumë të reja në softuere sa që disa të pranishëm kanë pasur vështirësi në procesimin e të gjitha detajeve.
Ne kemi shikuar brenda dhjetëra funksioneve të reja brenda OS X Yosemite dhe iOS 8, dhe kemi përpiluar një list me përmirësimet më interesante që janë theksuar dje gjatë prezantimit.
Opsioni Safari Desktop
Në iOS 8, shfletuesi do ju jap një mundësi për të shikuar versionin e Desktop-it të faqes përmes versionit mobil, një opsion i dobishën i gjetur në versionin iOS të shfletuesit Chrome.
Thirrjet me Wi-Fi
T-Mobile ka konfirmuar se aftësia për të bërë thirrje përmes Wi-Fi, edhe nëse nuk keni ndonjë Cell sinjal, do të jetë në dispozicion në pajisjet që do të marrin përditësimin iOS 8.
Aplikacioni Camera
Në iOS 8, pasi të prekni ekranin për të përcaktuar fokusin në aplikacionin Camera, ju gjithashtu do të keni mundësi të rregulloni ekspozicimin duke përdorur një ikonë të vogël që do të paraqitet në ekran. Përditësimi i aplikacionit përfshin opsionin Self-Timer, duke ju lejuar të vendosni vetën tuaj në fotot që shkrepni.
Aplikacioni Photo
Në panelin për shpërndarje në aplikacionin Photo ju do të jeni në gjendje tëndryshoni apo të çaktivizoni ikonat e aplikacionit. Gjithashtu, edhe opsioni Panorama do të jetë në dispozicion në iPad.
Versioni i përditësuar i Siri-it do të intergrojë shërbimin për njohjen e muzikave, Shazam, i cili ka aftësi për të ndëgjuar vetëm një pjesë të një kënge dhe ta gjejë atë. Pasi Siri të sjell përgjigjen, do ju shfaqet një buton për blerje që ju lejon ta paguani këngën në iTunes.
Mesazhet
Tek mesazhet ju do të keni mundësi të përcaktoni se sa gjatë dëshironi të ruani meshazhet: përgjithmonë, 30 ditë apo një vit.
Përdorimi i Baterisë
Versioni i përditësuar i iOS-it do ju paraqes përdorimin e baterisë në mënyrë individuale nga çdo aplikacion. Shuma e energjisë së përdorur nga çdo aplikacion do të paraqitet në përqindje.
OS X Yosemite
Bing merr përsipër Spotlight-in
Versioni i ri i Spotlight ofron si kërkues në internet Bling-in, në vend të Google-së, gjë e cila vërteton për kompaninë Apple se po heq dorë nga gjiganti i kërkimit.
Safari
Sistemi operativ i ri OS X Yosemite dhe iOS 8 kanë shtuar Duck Duck Go, motor kërkimi mbrojtës për funksionet e fshehta, si një opsion për kërkim në Safari.
Lajmet e këqija
Fatkeqësisht, përditësimi iOS 8 nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë. Përdoruesit e iPhone 4 ose pajisjve më të vjetra nuk do të jenë në gjendje për të provuar përditësimin iOS 8. Softueri i ri është në dispozicion vetëm për iPhone 4S/5/5C/5S, gjeneratën e pestë të iPod Touch dhe iPad 2.