PlayStation 4 do kushtojë 399 dollarë, një çmim i cili u bë i ditur nga E3 në Qershor të këtij viti.
Shefi i Sony-it, Andrew House njoftoi se PlayStation 4 deri tani ka arritur një milionë porosi. Po ashtu, Play Station tashmë është i shitur tek disa dyqne duke përfshirë edhe dyqnin Amazon, i cili tha se nuk mund të garantojë shpërndarjen e pajisjes brenda një dite në këtë pozitë.
Rivali i tij, Xbox One, pritet të debutohet gjatë muajit Nëntor, por Microsoft ende nuk ka lëshuar ndonjë datë rreth lanismit të kësaj pajisje.