Twitter SMS is now available for Ipko subscribers in Kosovo! Send START to 16161 to begin. Welcome to Twitter!
Samsung premton surpriza për këtë vit, ekrani AMOLED i heq celularit xhamin mbrojtës dhe prekja komandohet direkt në ekranin e aparatit. Samsung planifikon që në Mars të nxjerrë masivisht në treg ekrane me prekje të rinj 3.3-inç WVGA AMOLED. Magjia qëndron në teknologjinë e prekjes një-qelizore, sensorë prekjeje 0.001 mm të trashë që ndodhen mes nënshtresës së panelit dhe filmit të polarizuar të poshtëm, duke hequr kështu xhamin mbrojtës të ekranit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Samsung do nxjerrë telefona më të hollë dhe më të lehtë me ekran me prekje më të ndritshëm brenda disa muajve.
0 Comments
Kur flasim për iPhone dhe për produkte të tjera nga Apple dihet se kush është numër një dhe pikë, është faqja iPhone-SHQ dhe stafi i saj që po punojnë shumë që iPhone të jetë sadopak shqiptarë dhe të dijë edhe ai gjuhën tonë të bukur. Po pra djemat e iPhone-SHQ kanë punuar shumë dhe tani kanë një befasi për ju përdorues të iPhone.
Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB) kanë përgaditur gjuhën shqipe për iPhone, e cila punon në iOS 5.0.1 dhe iOS 5.1 në versionin Beta. iPhone-SHQ kanë arritur të përkthejnë në gjuhën shqipe edhe aplikacionin më popullor në botë për iPhone të quajtur Cydia, e gjithashtu edhe aplikacionin për shkarkim falas Installous, tërësisht në gjuhën shqipe. Pos këtyre, ata kanë hapur edhe repositorin e tyre në Cydia, tek i cili ju mund të gjeni wallpapers, tweaks, aplikacione dhe gjëra të tjera rregulluese për iPhonen tuaj. Mënyra e instalimit:
Më lartë mund të shikoni cicërimën zyrtare, e cila njofton se prej sot mundeni me dergu cicerima dhe mesazhe falas në Twitter përmes SMS të mundësuar nga IPKO. Për ta aktivizuar këtë shërbim vizitoni këtë link, zgjidheni shtetin Kosovo dhe shkruaje numrin e ipkos 49xxxxxx dhe pastaj kliko Activate Phone. Pas klikimit në Activate Phone, dërgoni një mesazh në numrin 16161 me tekst GO dhe shërbimi u aktivizua. Pas konfigurimit ju vjen një SMS që tregon se numri juaj është konfiguruar dhe mund të shkruani kur të doni dhe cka të doni, e më e intersantja e kësaj është se cicërimat e dërguara janë falas. Ju mund të konfiguroni sipas dëshirës tuaj njoftimet që doni të ju vijnë në telefon.
Një cicërimë dërgohet në këtë mënyrë, futeni tek mesazhet, klikoni new message: Kosova në duart tuaja, ja çfarë mund të thuhet për këtë aplikacion të krijuar nga tre nxënës të shkollës së mesme. iKosova është aplikacion për telefona mobil, i lansuar në dy sitemet operative mobile më të famshme, iOS dhe Android, e në të ardhmen pritet të lëshohet edhe në platforma tjera.
iKosova përmban informacione të shumta të cilat, përveç turistëve, mund tju shërbejnë edhe vetë qytetarëve të Kosovës. Aplikacioni përbman informacione të shumta mbi qytetet e Kosovës. Regjionet kryesore kanë të bashkangjitur pëshkrime të shkurta, harta dhe fotografi. Krahas qdo qyteti, janë të listuar hotelet përkatëse, bashkë me pëshkrime, mesatare të qmimeve, specialitetet e atij hoteli, informacione kontakti, numra telefoni, email adresa, uebfaqe dhe fotografi. Tani për tani janë të listuar plot 86 hotele anembanë Kosovës. Aplikacioni poashtu përmban disa vende atraktive për ti vizituar, të cilat posedojnë fotografi, secila me përshkrim përkatës. Në aplikacion zë vend edhe faqja ku janë të listuar të gjitha shtetet që e kanë pranuar Kosovën si shtet, dhe kanë të bashkangjitur një frazë falënderuese në gjuhën e tyre. Përveç që shërben si guidë turistike, iKosovën mund ta përdorni edhe si aplikacion për të menagjuar listën e gjërave interesante që duhet të bëni apo vende të bukura që ti vizitoni. Lista përmban disa sygjerime, por ju keni opcionin të shtoni gjëra të reja në listë, apo ti shënoni ato që i keni kryer si të përfunduara. Ky është vetëm versioni i parë i aplikacionit, dhe në versionet e ardhshme pritet të ketë risi të reja. Aplikacioni gjindet në App Store për iOS, dhe në Google Play për Android. Mjafton të kërkoni me emrin iKosova, dhe do ta gjeni aplikacionin. Përndryshe, vizitoni uebfaqen zyrtare për lidhje direkte, informacione të zgjeruara mbi aplikacionin, apo nëse doni të kërkoni ndihmë. Stafi është gjithmonë i përkushtuar pas pyetjeve dhe problemeve tuaja. http://iKosova.info/ |