Gjithashtu pajisjes në SHBA i është zvogluar çmimi për në 269 dollar për versionin 16GB dhe 300 dollar për 32GB. Ndërsa në Evropë kjo tabletë do të jetë me çmim të njëjtë si në SHBA.
Kindle Fire HD është thuajse i njëjtë me tabletën Kindle Fire HD 8.9 por ky i fundit ka disa përmisime në rezolucion pasi që është me kualitet të plotë HD dhe me 1920×1200 piksel. Po ashtu Fire HD 8.9 është më i hollë sesa Kindle Fire pasi që ka vetëm 8.8 mm.
Fire HD 8.9 ka një procesor më të shpejtë se Fire HD që ka procesor dual-core 1.5 GHz të cilin po ashtu e përdorin edhe pajisjet si Samsung Galaxy Premier dhe BlackBerry Q10. Dhe që të dy tabletat si Kindle Fire HD ashtu edhe Kindle Fire HD 8.9 kanë sistem operativ Android 4.0.