SanDisk Extreme Micro-SDXC do të jetë në dispozicion në dy variante si 16GB dhe 64GB. SanDisk ka projektuar kartat e fundit me mundësi për të ofruar shpejtësi të lartë, qëndrushmëri dhe prioritet të lartë. Karta e re nga SanDisk do mbështes shpejtësinë për të lexuar deri në 80 MB/s dhe të shkruajë me shpetësi deri në 50 MB/s.
Shpejtësia e Extreme SDXC është rritur shumë në krahasim me kartat Ultra të cilat kanë ofruar shpejtësi deri në 30 MB/s. SanDisk pohon se kartat Extreme do të përdoren shumë në pajisjet mobile, për të rritur shpejtësin e transferimit të të dhënave, incizim të videove 1080p etj.
Fatkeqësisht, ScanDisk nuk ka treguar asgjë rreth daljes në treg apo çmimit të Extreme SD kartave.