Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB) kanë përgaditur gjuhën shqipe për iPhone, e cila punon në iOS 5.0.1 dhe iOS 5.1 në versionin Beta.
iPhone-SHQ kanë arritur të përkthejnë në gjuhën shqipe edhe aplikacionin më popullor në botë për iPhone të quajtur Cydia, e gjithashtu edhe aplikacionin për shkarkim falas Installous, tërësisht në gjuhën shqipe.
Pos këtyre, ata kanë hapur edhe repositorin e tyre në Cydia, tek i cili ju mund të gjeni wallpapers, tweaks, aplikacione dhe gjëra të tjera rregulluese për iPhonen tuaj.
Mënyra e instalimit:
- Hapim Cydian, shkojmë Manage – Sources – Edit – Add.
- Shtojmë repositorin http://repo.iphone-shq.com
- Pas shtimit, shkojmë tek Search.
- Kërkojmë “Gjuha Shqipe per iOS“
- Instalojeni dhe pastaj bëjeni respring pajisjen tuaj.