Sot, Adobe njoftoi nisjen e Adobe Photoshop Touch për iPad. Si pjesë e familjes Adobe Touch Apps, Photoshop Touch sjell Photoshop-in nga desktopi në tabletin tuaj, të ringritur dhe të projektuar për marrjen e plotë të kontrolleve të prekjes në tablet.
Me Photoshop Touch ju mund të rregulloni fotografitë tuaja pa u lodhur të hyni në kompjuter, por drejtpërdrejt nga iPad-i juaj. Nëse jeni përdorues i rregullt i Photoshop, atëherë e dimë ndjenjën e cila ju ka bezdisur gjatë kohës kur Photoshop-i për iPad nuk ishte në dispozicion. Adobe Photoshop Touch mund ta shkarkoni nga App Store për vetëm për 9.99 dollarë.